Trafikimi i organeve në Kosovë
Duke cituar një shkrim të botuar të hënën nga e përjavshmja gjermane “Der Spiegel”, Deutsche Welle thotë se hetuesit e Bashkimit Evropian janë vënë në gjurmët e tregtarëve të organeve me aktivitet global.
Iniciativën e kane nxitur raste te tilla, si ai i një fabrikanti gjerman dhe një emigranteje të varfër ruse, që siç thotë revista prestigjioze demonstron qarte sesi pasaniket e sëmure zgjasin jetën në kurriz të të varfërve.
Autoret e artikullit janë Arndt Ginzel, Martin Kruashaar dhe Steffen Winter. Artikulli i zgjeruar i tyre i botuar ne numrin e se hënës të “Der Speigel” ka ne fokus klinikën mjekësore “Medicus” në Kosovë. Siç kuptohet nga shkrimi, autorët kanë arritur të bisedojnë me një person të përfshirë në aferë, Vera Shevdko, e cila ka rrëfyer sesi varfëria e shtyu të bënte atë që me sa duket kanë bërë edhe persona të tjerë në situatën e saj: të shesë pjesë të trupit për disa mijëra euro.
Personi i vënë në gjurmët e aferës është Prokurori Jonathan Ratel, i mbërritur në Kosovë në 2010-tën për të ndihmuar në kuadër të misionit të BE-së EULEX në ndërtimin e një sistemi konstitucional. Dhe nuk zgjati shumë kohë, derisa kanadezi filloi të merrej me veprimtarinë e paligjshme të tregtarëve të organeve nga Klinika Medicus thotë Deutsche Welle gjithnjë duke cituar ‘Spigelin’. Kanadezi Ratel është i bindur në spitalin me pronar gjerman janë marre 20 deri 30 veshka dhe ia kanë implantuar të sëmurëve, që janë në gjendje të paguajnë. Të ashtuquajturit dhurues të veshkave, vijnë nga Stambolli, nga Kishineu në Moldavi, apo ishin njerëz, që kanë emigruar para pak kohësh në Izrael.
“Sistemi ka mundur të funksionojë,- thotë Ratel,- sepse është mbuluar nga mjekët kosovarë dhe punonjësit e administratës”. Spiegel i ka ndjekur për muaj të tërë gjurmët e mafies së organizuar nga klinika ‘Medicus’, e siç thotë, kërkimet janë shtrirë në Izrael, Turqi, Bjellorusi dhe në Republikën Federale të Gjermanisë./Indeksonline/