Serwer propozon plan paqësor për Ballkanin!
Analisti amerikan, Daniel Serwer, njëherësh profesor në John Hopkins University në Washington, propozon një Marrëveshje Paqësore Rajonale për Ballkanin, e cila do të duhej aplikuar nga Maqedonia, Serbia, Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera.
Plani i paraparë i Marrëveshjes parashikon arritjen e paqes në Ballkan, pajtimin, shmangien e ndryshimit të kufijve dhe ngritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat midis vendeve të këtij rajoni.
Në planin e politikave dhe kontesteve të hapura kërkohet që Serbia të njoh Kosovën, Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s dhe se Greqia të përfitojë ndihmat plotësuese financiare nga bashkësia ndërkombëtare me qëllim të përjashtimit të kaosit dhe falimentimit.
Agjencia e lajmeve INA njoofton se Serwer, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare në SHBA, gjatë qëndrimit në Shkup, propozimin e tij ua ka shpalosur edhe autoriteteve shtetërore, duke dhënë detaje mbi këtë pakt të paqes. Ai kërkon që kjo Marrëveshje e re Paqësore të nxitet në instanca institucionale përmes qeverive të vendeve të rajonit të Ballkanit, përfshirë Greqinë.
Sipas Server, të gjitha vendet ballkanike duhet të respektojnë dhe aplikojnë standardet më të larta për komuniteteve joshumicë dhe pakicat minore. Ai vlerëson se pas një marrëveshje të tillë paqësore duhet të qëndrojnë garantues SHBA-të, Britania e Madhe dhe Gjermania. /Telegrafi/