Kalo te lënda

Obamës i shkon në ndihmë Bill Clinton

Në fakt do të jetë Clinton, një nga ish-presidentët më popullorë të Shteteve të Bashkuara, që do të nominojë Barack Obamën si kandidat për president gjatë konventës.

Obama duket se nuk është në gjendje për të përfituar nga vështirësitë që po has rivali i tij për Shtëpinë e Bardhë, Mitt Romney.

Prova për këtë, sipas disa vëzhguesve, është zgjedhja e demokratëve të një figure si ish-presidenti, Bill Clinton në rolin e udhëheqësit të ardhshëm të konventës që do të zhvillohet në Charlotte.

Në fakt do të jetë Clinton, një nga ish-presidentët më popullorë të Shteteve të Bashkuara, që do të nominojë Barack Obamën si kandidat për president gjatë konventës.
Një lëvizje që për shumë analistë, tregon nevojën nga ana e demokratëve për të goditur në zemrat e votuesve, të cilët kanë qenë skeptikë për politikat ekonomike të ndërmarra nga ana e Obamës. Demokratët janë vënë në alarm edhe nga rënia e pikëve në sondazhet e fundit mbi zgjedhjet presidenciale të nëntorit.