Me veturë zyrtare në bregdet
Në rrjetin social facebook është duke qarkulluar një foto, ku në bregdetin e Shqipërisë, shihet një veturë zyrtare e institucioneve të Kosovës.
Kjo fotografi shihet në bregun e një plazhi të jugut, më saktësisht në plazhin e Dhërmis.
Ende nuk është vërtetuar se për çfarë është përdorur kjo veturë, dhe pse gjendet në këtë plazh, mirëpo nuk është hera e parë që qarkullojnë fotografi, ku shihen veturat zyrtare në vende të ndryshme pa agjendë./Indeksonline/