Kalo te lënda

Jahjaga Dekretoi 45 Gjyqtarë Komunalë

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, dekretoi sot emërimin e 45 gjyqtarëve, të cilët do të shërbejnë në gjykatat komunale të Kosovës.

Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 16, nenin 104 pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 18 pika 1 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe duke u bazuar në vendimet e datës 18 qershor 2012, të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, thuhet në një njoftim të Zyrës së Presidentes. Në Gjykatën Komunale në Prishtinë janë dekretuar këta gjyqtarë: Florent Latifaj, Hunaida Pasuli, Naser Foniqi, Franciska Zhitia-Ymeri, Valbona Musliu-Selimaj, Vesel Ismajli, Isuf Makolli.
Në Gjykatën Komunale në Ferizaj do të shërbejnë Enes Mehmeti, Zenel Tasholli, Faton Ajvazi, Ibrahim Idrizi; në atë të Podujevës – Binak Duqi; në atë të Pejës: Ganimete Puka, Prenk Palushi, Kreshnik Radoniqi, Nushe Kukaj-Mekaj.
Në Gjykatën Komunale në Klinë, pas dekretimit, do të shërbejnë: Haki Gashi, Ibrahim Shala, Ibrahim Berisha; në gjykatën e Istogut – Arben Mustafai; në Gjilan: Miodrag Pavic, Aziz Shaqiri, Behar Imeri dhe Emine Salihu; kurse në Kamenicë – Valbona Dervodeli.
Për Gjykatën Komunale në Mitrovicë, sot dhanë betimin gjykatësit Burim Ademi, Avni Mehmeti, Faton Ademi, Pranvera Ademi dhe Bekim Veliqi; për atë të Vushtrrisë: Besnik Feka, Ferki Xhaferi, Liridon Maloku, Afet Mjeku dhe Hanefi Jashari.
Në Gjykatën Komunale në Skenderaj do të gjykojnë Mentor Hajra e Avdullah Mecinaj; në atë të Prizrenit: Sadije Selmani, Bejadin Ibra, Valon Kurtaj, Teuta Krusha dhe Atdhe Berisha; në Dragash: Mehmet Ndrecaj dhe Artan Sejrani; si dhe në gjykatën e Malishevës – Lutfi Shala. Gjyqtarët e dekretuar dhanë betimin sot para Presidentes Jahjaga.