Kalo te lënda

Greqia vë kusht: Gazsjellësin TAP në këmbim të marrëveshjes për detin

Gazsjellësi TransAdriatik, i njohur ndryshe me emrin TAP, është një projekt shumë i rëndësishëm për vendin tonë. Lufta për këtë gazsjellës do merrte një kthesë vendimtare nëse Greqia do të përkrahte projektin, ku janë bashkuar disa kompani shumë të njohura. Një marrëveshje mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë do i hapte rrugë projektit. Por Greqia mesa duket ka në plan që të kërkojë nga Shqipëria

Gazsjellësi TransAdriatik, i njohur ndryshe me emrin TAP, është një projekt shumë i rëndësishëm për vendin tonë. Lufta për këtë gazsjellës do merrte një kthesë vendimtare nëse Greqia do të përkrahte projektin, ku janë bashkuar disa kompani shumë të njohura. Një marrëveshje mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë do i hapte rrugë projektit. Por Greqia mesa duket ka në plan që të kërkojë nga Shqipëria zbatimin e marrëveshjes për ndarjen e detit, në këmbim të mbështetjes për gazsjellësin TransAdriatik. Ende nuk dihet cili është qëndrimi i qeverisë shqiptare, por dihet se kjo e fundit është në favor të një marrëveshje të shpejtë për ndarjen e detit. Natyrisht gazsjellësi është një premtim madhor i Berishës, që po lobon vazhdimisht pranë mikut të tij, Ilham Alijev.