Kalo te lënda

Vetëvritet 25-vjeçari

Një mashkull, rreth 25 vjeçar, ka gjetur vdekjen si rezultat i plagëve të marra nga armë zjarri. Rasti iniciohet si vdekje nën rrethana të dyshimta me elemente të vetëvrasjes.

“Rreth orës 06:30 min, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë lidhur me një rast të vetëvrasjes së raportuar të ketë ndodhur në fshatin Polac të komunës së Skenderajt. Rasti është raportuar nga anëtarët e familjes së të ndjerit, të cilët e kishin takuar viktimën të shtrirë në oborr, rreth 50 metra larg shtëpisë”, njofton policia.

Mjeku kujdestar i shtëpisë së shëndetit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Marrë parasysh rrethanat në të cilat është regjistruar rasti, policia ka njoftuar prokurorin publik të prokurorisë së qarkut në Mitrovicë i cili ka autorizuar hetuesit e  policisë së Kosovës së bashku ne teknikët e kriminalistikës, të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe inicimin e hetimit të rastit për të sqaruar rrethanat e rastit të paraqitur.

Bazuar në raportet e para të hetuesve policor, në vend të ngjarjes nuk janë identifikuar elemente që do të karakterizonin rastin si vepër penale.