Vetëm dialog i brendshëm për veriun
Për veriun do të ketë vetëm dialog të brendshëm me banorët serbë atje duke përjashtuar përfshirjen e Serbisë në këtë proces – ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në një intervistë për RTV21.
Shefi i diplomacisë kosovare ka deklaruar se është koha e fundit kur bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion të mirëfilltë mbi Serbinë në mënyrë që të mundësojë shtrirjen e sovranitetit të Kosovës edhe në veri.
Nga ana tjetër, Hoxhaj ka theksuar se shumë shpejt do të ketë dy njohje të reja për Kosovën, por nuk ka dashur të tregojë emrat e këtyre dy shteteve.
Ministri ka folur edhe për shqiptarët në Siri duke bërë të ditur se sot (e hënë) është bërë evakuimi edhe i familjes së fundit shqiptare atje. /Telegrafi/