Kalo te lënda

Themelojnë shoqatën “Thirrje Drejtësisë”

Familjet e viktimave të vrasjeve që janë përmendur në raportin e EULEX-it, janë bërë bashkë për të zbardhur vrasjet e të afërmëve të tyre.

Imer Imer, vëllai i Haki Imerit, i cili njihej si dora e djathtë e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ka konfirmuar për Indeksonline që kanë marrë këtë iniciativë për zbardhjen e vrasjeve.

“Jemi duke e formuar shoqatën bashkë me shumë familje të tjera të cilët kanë humbur të afërmit e tyre, pasi që kemi parë që nuk ka rrugë tjetër sepse institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarr asgjë deri më tani” ka thënë Imeri për Indeksonline.

Ai ka bërë të ditur për Indeksonline po ashtu se emri i shoqatës do të jetë “Thirrje Drejtësisë”.

Në raportin e EULEX-it, i cili është pranuar si dëshmi në rastin “Bllaca 2”, e të vetëshpallurit agjent i SHIK-ut, Nazim Bllaca, thuhet se vrasjet e LDK-së janë bërë për motive politike.

Po ashtu në raport përmenden Ismet Arifi-vrasje në tentativë-3 nëntor 1999; Selim Broshaj-i vrarë- 14 shtator 2000; Besim Dajaku-i vrarë- 19 tetor 2001; Nezir Gara-sulm i rëndë fizik- 25 shtator 1999; Sali Gashi-vrasje-15 qershor 1999; Gani Geci-vrasje në tentativë-19 tetor 2001; Haki Imeri-vrasje-2 nëntor 1999; Ajet Istogu-vrasje-17 janar 2000; Bekim Kastrati-vrasje-19 tetor 1999; Ibush Kllokoqi-vrasje-6 gusht 1999; Adem Lahi-vrasje-21 qershor 1999; Adem Salihaj-vrasje në tentativë-12 qershor 2000; Agim Veliu-vrasje në tentativë etj./Indeksonline/