Kalo te lënda

Mimoza Lila – Kusari do të aderoj në PDK

Ish bukuroshe e posterëve të AKR-së. E “mbjellur” në një pyll të dendur  akaciesh siç duket qeveria Thaçi, e rrënjëzuar në një pozitë me vlera të larta ushqyese, mimoza do lulëzoj sërish në vjeshtë. Është fjala për Mimoza Lila Kusarin. Që tashmë është shndërruar në një lule “mimoza afectata”. I është rezervuar një karrige në hierarkinë e lartë të PDK-së. Pritet një ceremoni e veçantë, ku do jenë prezent njerëz me kollare në qafë, një koktej me dolli rakie, e buçetë lulesh, në një pres konferencë, dhe do prezantohet anëtarja e ardhshme e PDK-së së Hashim Thaçit. “Mimoza” me zërin e saj komandues do kooptohet lartë në një pozitë të partisë së “komandantëve” të luftës e pasluftës. Gjithçka është gati dhe zgjedhjet e kësaj partie do drejtohen nga Jakup Krasniqit që është kryesues i komisionit për përgatitjen e zgjedhjeve të PDK-së.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.