Kalo te lënda

KFOR-i bllokon rrugën për në Jarinje

KFOR-i, polak ka ndaluar lëvizjen e mallrave komerciale me kamionë që bartnin mbi tre ton, si dhe ka bllokuar rrugën alternative në drejtim të Rashkës për në Kosovë, mirëpo nuk ka ndaluar lëvizjen e makinave.

Anëtar i Këshillit Komunal, të Leposaviqit Bojan Jakovljeviq tha se me bllokadën e rrugës alternative për në Jarinje, KFOR-i është vendosur drejtpërdrejt në anën e Prishtinës, transmeton b92-shi.

“Ne kemi kërkuar që të lejojnë lëvizjen e lirë të kamionëve të përdorura për transportin e mallrave në dyqanet në krahinat veriore, ku tashmë ka mungesë”, tha Jakovljeviq.

Ai shtoi se “populli dhe udhëheqësit e tyre nuk mund të pajtohen me mbylljen e rrugëve alternative”. Ai po ashtu kujtoi qytetarët se nuk do të pranojnë institucionet e Kosovës./Indeksonline/