Kalo te lënda

Imuniteti, Berisha: Votoni më 6 gusht. Rama: Not në det gënjeshtrash

TIRANË– Kur vetëm pak dot ndajnë nga seanca e 6 gusthtit ku
pritet të votohen ndryshimet kushtetuese, kryeministri i vendit Sali Berisha i
ka bërë thirrje kreut të PS-së, Edi Rama që të bashkojnë votat për një qëllim që
shkon përtej ndasive politike.

“I bëj thirrje zotit Ramës, se shpirti
olimpik është ‘together’, sëbashku. Është qëllimi i bashkimit të përpjekjeve për
qëllime të mira, pavarësisht dallimeve, heqja e imuniteti është qëllimi madhor.
Ai kundërshtohet vetëm nga ato që nuk duan të jenë të barabartë me qytetarin
para ligjit, dhe kjo është aq evidente në Ahqipëri se në asnjë vend tjetër. Ne
duhet të votojmë, dhe i bëj thirrje që një akt të tillë ta shndërrojmë në
histori suksesi, nuk fiton qeveria dhe as opozita, por të gjithë bashkë”,-
deklaroi Berisha.

Kreu i ekzekutivit duke theksuar se maxhoranca ka
pranuar cdo kërkesë të opozitës, akuzoi se kryesocialistin Rama se po plotëson
kërkesat e grupit të tij të miliarderëve, të cilat nuk duan që t’iu cënohet
pasuria.

“Cështja kryesore data 6 gusht. Ende zoti Rama mesa duket nuk
do të pranojë të votojë për heqjen e imunitetit dhe kalon nga një pretekst
absurd në një pretekst tjetër absurd. Edhe një herë dua të qartësoj qytetarët
shqiptarë se kjo mazhorancë i ka bërë zotit Rama cdo lëshim të mundshë me qëllim
që të lejojë grupin e tij të votojë heqjen apo kufizmin e imuniet. Është zoti
Rama që ka kërkuar për rreth 7 vjet me radhë që heqja e imunitetit të bëhet
përmes ndryshimeve kushtetues dhe ne këtë e pranuam. Në seancën planrare të
parlamentit nuk kundërshtoi asnjë socialist kur u miratua data 6 gusht. Thuaj
deputetëve, se unë nuk prek imunitetin e miliarderëve të mi”,- theksoi
Berisha.

Sipas Kryeministrit duhet shembur muri i imunitetit, pasi ai
përdoret për korrupsion dhe për trafiqe kriminale. “I bëj thirje z.Rama që një
akt të tillë madhor ta shndërrojë në histori suksesi. Kjo s’është garë për
kredibiletet. Kështu i dërgojmë një sinjal pozitiv edhe miqve ndërkombëtarë, të
cilët kanë kërkuar disa herë heqjen e imunitetit”.

RAMA:
BERISHA NOT NË DET GËNJESHTRASH

Kryetari i PS-së, Edi Rama ka
reaguar ndaj deklaratave që kryeministri bëri sot në mbledhjen e grupit
parlamentar të PD-së, ku i bëri thirrje Ramës që të lejojë ligjvënësit e majtë
të votojnë për heqjen e imunitetit me 6 gusht.

“Saliu not në një det
gënjeshtrash e ankesa pse s’bën dot detyrën për faj të opozitës: “S’kam faj, një
copë kryeministër jam, s’mle opozita!”,- shkruan Rama në faqen e tij personale
në Twitter.

“I shkreti kryeministër, së lë opozita të luftojë krimin e
korrupsionin, të hapë vende pune e integroje Shqipërinë në BE! Gjynah, s’ka
faj,s’ka asgjë në dorë. Po ama ato që ka në dorë i bën më mirë se askush.
Kryeministri gënjen e nuk skuqet, grabit e nuk ndalet, shan e nuk ndalon, noton
e nuk plaket”,- thekson Rama. (e.m/BalkanWeb)