Kalo te lënda

Dy të vdekur dhe një i plagosur në aksident

Dy veta kanë humbur jetën dhe një ka marrë lëndime të rëndë në aksidentin e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në rrugën rajonale Strumicë – Berovë në Maqedoni.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23.30 në lokalitetin “Tetëshet”, kur një furgon ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në humnerë. Nga ky aksident i rëndë jetën kanë humbur shoferi i furgonit, M.D, 42 vjeç nga Pehçeva dhe bashkëudhëtar i  tij Q.D, 70 vjeç.

Me lëndime të rënda ka përfunduar bashkëudhëtarja tjetër E.D, 35 vjeç, e cila është dërguar për shërim në Klinikën e Shkupit. Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe po heton motivet e këtij aksidenti. (INA)