Kalo te lënda

Bllaca i shkruan letër ish-shokut Faruk

Ish-agjenti i Shërbimit Informativ të Kosovës, Nazim Bllaca, edhe pse i mbyllur në shtëpi ai e shfrytëzon kohën në maksimum.

Këtë herë ai ka marrë mundin që t’i shkruan një letër ish-shokut të tij Fahrudin Gashit-Faruku.

(Më poshtë gjeni letrën e Bllacës e cila ka arritur ne adresën e Indeksonline)

Më 30  korrik 2012

Letër e hupur për  ish -shokun  tim,  Fahrudin Gashit-Faruku

I nderuari  Faruk, bëra gjithçka për të gjetur pak kohë  të  ju  drejtohem  me  një  letër  të   hapur. Po të shkruaj një letër publike, në pamundësi për të shkruar një letër që të drejtohet vetëm ty. Po të shkruaj si ish-shoku yt, por të ato që do ti them më poshtë, të lutem merri sikur po ti thotë një shok. Një shok i cili ishte me ty në biznes, qejf, e në krim. Siç edhe mund ta dish, jam  duke  përcjell zhvillimet  ne  procesin Bllaca  II  si  dhe duke pritur  përfundimin e   shpejt  te  këtij  gjykimi. Pasi që  isha  shok  i  juaji   dhe  jam  shumë  i  sigurt   se  një  pjesë  të  përgjegjësisë që të është ngarkuar në këtë proces   nuk   të  takon  ty   po  do  ju  takonte  disa  personave  që  sot  gjenden  nëpër  plazhet  e  Shqipërisë  a  Turqisë. Ata janë  duke  kaluar  pushime  me  familjet  e  tyre  dhe  duke  qeshur  me  sjelljet  e  tua  nëpër  televizionet   mbarë  shqiptare. Ndërsa, ti ish-shoku im i skuadrës së vrasjeve të Shërbimit Informativ të Kosovës  gjendesh  në  “plazhin”   e  Burgut  të  Dubravës, dhe  unë, ish-shoku yt i kësaj skuadre, hiq më mirë se ti: me  një  liri  të  kufizuar. Megjithëkëtë të përbashkët dhe të kaluarën tonë kriminale në të njëjtën skuadër të SHIK-ut,  për  dallim  nga  ti,  unë  gjeta  kurajo  dhe  e  drejtova   gishtin  kah  urdhërdhënësit tanë, që na shndërruan në makina vrasëse për interesat e tyre të ulëta. E,  ti    ende nuk po ndryshon. Ti mendon që po rritesh, por kundrejt borxhit që ua kemi familjarëve të viktimave tona, as vitaminat nuk të bëjnë hajr. Mos  harro  se  urdhërdhënësit tan, ata që na udhëhoqën drejt vrasjeve,  dëshirojnë  të  mbajnë  situatën  nën  kontroll  vetëm  deri  sa  të  kryhet  procesi  Bllaca  II.  Për këtë, me këtë letër publike, në pamundësi për të ta dërguar një letër vetëm ty, po të tregoj se  jam  shumë  i    bindur  se  askush  nuk  do  të  jetë   i   interesuar  të të takoj  apo  të të vizitoi pas këtij përfundimit të këtij procesi, pasi që  me ty, dhe shtirjen tënde për të çmendur, ata kanë  realizuar qëllimet  e  veta  për të mbrojtur vetën e ata  qe janë jashtë “plazhit” të Dubravës, e duhej të ishin moti aty,  të  lirë e në plazhet më të bukura të botës. Jam  shumë  i  sigurt  se  ky  gjykim  shpejt  do  të  përfundojë. Për ty nuk fundi do të jetë më i hidhur se sa për të gjithë të  tjerët  në  këtë  proces  që  janë  bashkë  me  ty në bankën e të akuzuarve. Faruk, ish-shoku im i skuadrës së vrasjeve të SHIK-ut, ti në fund do  jesh  më  i  dëmtuari! Duke  u  bazuar  ne  përfundimin e  shpejt  të  këtij  gjykim   në  njërën  anë, dhe  urdhërdhënësit tanë  që  janë  nëpër  pushime  me  familje  e  tyre, të lumtur në stilin e tyre, detyrohem  të kërkoj  nga  ti  që  të  drejtosh  gishtin kah ata sa  nuk  është  vonë   për  procesin   Bllaca  II. Besomë që ky  hap  do  te jete  vendimtar  për  familjen  tende  e cila  se  shpejti  do  te  përballet  edhe  me    një  vendim  tjetër kundër teje, dhe atë vetëm  brenda  pak  kohe e në  procesin  Bllaca  II.  I  nderuari  Faruk,   unë kërkoj  nga  ti  që  së  pari  të  mendosh  për  familjen   tënde   dhe  jo  për urdhërdhënësit tanë që na quan në krim. I  nderuari  Faruk,   unë kërkoj  nga  ti  që  së  pari  të  mendosh  për  familjen   tënde   dhe  jo  për  patriotizmin e rrem të   këtyre  urdhërdhënësve  që  mua  dhe  ty  na  mashtruan  duke  na  përdorur  si  pastrues  në  vrasje  politike, e që  sot  ti  përballesh  me pasojat. Të pret një burgim  kapital! Tek  e  fundit,  unë  të  kam  pas  shok  dhe  askush  nuk  e  di  më   mirë  se  unë   se  çfarë  përgjegjësie   ke  pas  ti  në  veprat  penale  në  procesin  Bllaca  II. Për të bërë këto konstatime madje kam si bazë edhe një vendim gjyqi që më shpalli dëshmitar bashkëpunues.  Mirëpo  këto  vepra    e  kanë   diku tjetër  një  pistë,  e    ti   e  di  mirë. Ti e di  ku  e  kanë  fillimin krejt këto krime të ulëta, të kryera në emër të patriotizmit.  Bile  ti e di shumë  më  mirë  se  unë se  kush  është  Urdhërdhënësi.

Theksoj, Urdhërdhënësi! Dhe  ne  fund,    jam   i sigurt  se  procesi  do te  përfundoj, dhe atë shumë shpejt,    mirëpo  një  fjale  e  urte  popullore  thotë: “Njëherë  vjen  vera  kah  dera”. Shpresoj  se  do  gjesh  kohe  për  të  lexuar këtë letër të shkruar me shumë respekt për ty dhe duke kujtuar të  kaluarën   që  kemi  pasur   bashkë  për  një  dekadë.

Me respekt: Nazim  Bllaca, anëtarë i skuadrës së vrasjeve të SHIK-ut dhe autor   i   një  vrasjeje E-mail:  n.bllaca1@gmail.com