Thaçi demanton Nikolicin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit serb Tomislav Nikolicit, të bëra për në një intervistë “Guardian”, se serbët e Mitrovicës do të rrezikoheshin nga qeverisja e Prishtinës.
“Askush nuk duhet ta harrojë faktin se dy të tretat e serbëve jetojnë në pjesën jugore të Kosovës dhe janë plotësisht të integruar në vetëqeverisje në nivelin lokal dhe marrin pjesë në të gjitha institucionet në nivelin qendror”, ka thënë Thaçi për gazetën britanike “Guardian”.
Thaçi gjithashtu ka thënë se “e kaluara e lidershipit të Serbisë nuk premton shumë”.
“Megjithatë kjo ka ardhur si rezultat i proceseve demokratike që kanë ndodhur në Serbi dhe vullneti i popullit të atjeshëm duhet të respektohet. Nuk e kam ndërmend të gjykojë lidershipin aktual të Serbisë, duke u bazuar në veprat e tyre në të kaluarën, do t’i gjykojë në bazë të veprave që do të bëjnë tash dhe në veçanti në lidhje me raportet me Kosovën”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/