Snoopit i ndalohet hyrja në Norvegji
Reperit Snoop Dogg i është ndaluar hyrja në Norvegji për dy vitet e ardhshëm, pasi që në muajin e kaluar është kapur duke hyrë në këtë vend me tetë gramë marihuanë.
Këngëtari ishte duke shkuar në një festival muzikor në jug të Norvegjisë, kur qentë zbuluan drogën në bagazhin e tij.
Ai u dënua për posedim droge, por shmangu burgun sepse kishte më pak se 15 gramë. Snoop kishte po ashtu më shumë para saqë lejohet.
Pasi ka pranuar fajin për të dyja veprat, ai është dënuar me 5.460 funte dhe i është ndaluar për dy vjet hyrja në Norvegji. /Telegrafi/