Serbia do të pranojë zyrën e Prishtinës në Beograd
Ministri i Ekonomisë dhe Financave në Serbi, Mladan Dinkiç, ka thënë se qeveria e re e Serbisë duhet të pranojë gjithçka që u premtua më parë ndaj BE-së në lidhje me Kosovën.
“Ne duhet të pranojmë hapjen e zyrave të Serbisë në Prishtinë dhe të Prishtinës në Beograd, nëse këtë premtim ia ka dhënë BE-së qeveria e mëparshme. Ajo që ne kurrë nuk do të pranojë është njohja e pavarësisë së Kosovës, si dhe Prishtina të bëhet anëtare e OKB-së”, ka thënë ai për gazetën “Danas”.
Dinkiç tha se qeveria serbe, në të cilin është ministër, është e gatshme që të flasë hapur me Prishtinën dhe që në mënyrë efikase të zgjidhë problemet që lidhen me jetët e njerëzve në Kosovë, përkatësisht zhvillimin ekonomik në atë rajon.
“Ka pas shumë vendime të pakuptimta të qeverisë së mëparshme. Pse, për shembull, u është ndaluar bankave serbe për të hapur degë në Prishtinë? Si ministër i financave, i pari do t`i stimulojë bankat serbe që të shkojnë në Prishtinë, në Zagreb, Sarajevë, siç janë aktualisht në Banja Llukë”, tha Dinkiç, i cili është lider Rajoneve të Bashkuara Serbe (URS).