Sekuestrohet 71 kg hashash, në kërkim 5 persona
Gjirokastër, 29 korrik 2012- Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar gjatë një operacioni 71 kilogramë hashash, si dhe ka shpallur në kërkim 5 shtetas nga Tepelena. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luzat në Tepelenë rreth orës 03.30.
Pas informacionit për lëndë narkotike, policia është vënë në lëvizje. Në afërti të shtatit Luzat ata kanë hasur të rinjtë me çantat e mbushura me drogë. Në momentin që iu kanë bërë thirrje katër të rinjve të ndalojnë, të katër shtetasit kanë hedhur çantat me mariuanë në mes të shkurreve dhe janë larguar me shpejtësi në pyllin e Ujit të Ftohtë
Në ndjekje të tyre janë vënë Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ku operacioni po vijon edhe gjatë paradites.
Nga këqyrja që iu bë çantave nga ana e grupit hetimor rezultoi se në dy çantat kishte 46 pako, me peshë të ndryshme që varionin nga një kilogramë deri në dy kilogramë, gjithsej rreth 71 kilogramë Mariuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Droga është blerë në në fshatin Lazarat dhe e kanë transportuar me nja automjet tip “Reno” deri në afërsi të pikës së kontrollit të policisë, në Ujin e Ftohtë Tepelenë. Për të shmangur pikën e kontrollit të policisë në Ujin e Ftohtë Tepelenë, e kanë kaluar lëndën narkotike me krahë nga pylli i Ujit të Ftohtë Tepelenë deri në përroin e fshatit Luzat, ku më pas do shkonte një shtetas nga Fieri për ta marrë , me destinacion përfundimtar qytetin e Fierit .
Policia ka shpallur në kërkim 5 të rinj dhe konkretisht katër personat që transportuan me krahë lëndën narkotike dhe drejtuesin e automjetit që transportoi lëndën narkotike nga Lazarati në Ujin e Ftohtë Tepelenë . Tre nga shtetasit e shpallur në kërkim policor janë nga qyteti Memaliaj dhe dy janë nga Tepelena .