Përmendet rasti “Medicus” në RTL
Emisioni televiziv “Spiegel TV” që është prodhim i përbashkët i gazetës gjermane, Spiegel dhe televizionit RTL, sonte prej orës 22:05 do e trajtojë temën e mafias ndërkombëtare të trafikimit të organeve.
Pjesë e këtij trajtimi është dhe rasti i Medikusit që sipas njoftimit të autorëve, e quajn “klinika gjermane, Medikusi”.
Duket sikur ekipi i “Spiegel TV” e ka gjetur një ruse 54 vjecare, Vera Schwedko, pastruese e dhomave të hotelit, me banim në Tel Aviv të Izraelit, e cila për 8100 euro e ka shitur veshkën e majtë.
Kjo veshkë sipas njoftimit të këtij e-misioni, i është shitur një biznesmeni gjerman që ka qenë shumë i sëmurë, organ ky që sipas tregimit të vet atij ja ka shpëtuar jetën. Operacioni, gjithmonë sipas këtij gjermani është bërë në “klinikën gjermane të Medikusit” në Kosovë.
Ekipi i Spiegel TV ka punuar në këtë temë prej vitit 2011 nën udhëheqjen e kryeredaktorit të Spiegel, Steffen Winter. Ato që kanë zbuluar sipas faqes së internetit të gazetës gjermane, Spiegel janë të tmerrshme.
Ndërkaq sonte edicioni qëndror i lajmeve të RTL, në orën 18:45, ka nisur me një kronikë të veçantë që ka folur për të gjeturat e ekipit të “Spiegel”.
Emisioni transmetohet sonte me fillim prej orës 22:05 në RTL./Indeksonline/