Kalo te lënda

Përgjaken rrugët, aksident i rëndë në Fushë-Bulqizë, 2 vdesin, 6 plagosen

BULQIZË- Përgjaken sërish rrugët. Një aksident i rëndë
raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në
Fushë-Bulqizë.

Një furgon me pasagjerë është përplasur me një automjet
tip ‘Benz’, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se dy persona kanë humbur jetën
dhe 6 të tjerë janë plagosur rëndë.

Policia e mbërritur në vendngjarje,
saktëson se aksidenti ndodhi rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërkohë që ende nuk
dihen shkaqet.

Po sipas policisë, viktima të këtij aksidenti kanë mbetur
shtetasit, Guri Tollia 52 vjeç e Rexhep Boça 57 vjeç. Mësohet se viktimat
udhëtonin në autoveturën tip ‘Benz’, ndërsa shkonin në një dasmë në Durrës.

Për dy nga gjashtë të plagosurit e tjerë është nisur urgjentisht një
helikopter nga Tirana, për t’i transportuar drejt Spitalit Ushtarak.