Kalo te lënda

Një i vdekur në aksidentin në Tetovë

Tetovari Qahil S, 56 vjeç ka humbur jetën dje kur është përplasur nga një kamionë cisternë në Tetovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18.30 kur në një udhëkryq në pjesën qendrore të qytetit, kamioni me targa të Shkupit ka përplasur për vdekje 56 vjeçarin që po lëvizte me biçikletë.

Viktima është kapur dhe përplasur nga pjesa e prapme e cisternës, deri tani nga shkaqe të panjohura dhe se ai pas lëndimeve serioze ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. (INA)