Kalo te lënda

Në fshehtësi të plotë, Linda Halimi martohet me Big D

U dobësua shumë, bëri linja seksi, u fejua, bëri këngë në gjuhën angleze, hapi qendër dobësimi dhe tani i ngeli vetëm martesa. Linda Halimi mund të jetë shqiptarja e parë e cila do të bëhet nuse amerikane. Në fakt, këngëtarja e njohur i ka dhënë fund beqarisë vetëm pak ditë më parë, në një ceremoni shumë të fshehtë duke u kurorëzuar me Davon Edwards (Big D), të cilin në fillim e kishte vetëm menaxher e më pas të fejuar, edhe pse asnjëherë nuk u deklarua vetë, duke lënë që shtypi rozë të zbulojë gjithçka, raporton Panorama plus. Linda ka disa muaj që bashkëjeton në apartamentin e Big D në Prishtinë, ndërsa së bashku me të ëmën e saj menaxhojnë një qendër dobësimi, ku klientë janë edhe emra të njohur të skenës shqiptare. Për momentin ajo po qëndron me bashkëshortin e saj në Mal të Zi, prej ku më pas destinacion ka Kroacinë. Ndërsa pasi të përfundojë sezoni i verës do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara ku bashkëshorti i saj ka blerë një shtëpi, në të cilën do vendosin të jetojnë. Ndryshimi në look që këngëtarja ka bërë është për t’u çuditur, pasi herë bëhet brune e herë bionde e herë me flokë kaçurrel/Lexoshqip/