Genta: Tregu i huaj, i prekshëm
Karriera nuk është pengesë për të ndjekur dashurinë – kështu mendon Genta Ismaili, e cila thotë se çdo gjë ka nevojën e vet dhe kohën e vet.
Në një intervistë për Mapo, krijuesja e hitit “Ole Ole” nuk e ka përcaktuar kohën se kur dëshiron të krijojë familje, ndërsa ka mohuar se krijimi i familjes dhe fëmijët mund të të shkëpusin nga muzika.
Më tej, Genta ka thënë se tregu i huaj nuk është vetëm një ëndërr, por është diçka që mund të arrihet, “vetëm duhet durim”.
Këngëtarja i ka falënderuar fansat për përkrahjen e tyre dhe ka thënë se janë pikërisht ata burim i energjisë së saj.
“Energjinë time e gjej gjithmonë te publiku, fansat e mi të pandashëm, ndaj jam kjo që jam… Vullneti dhe dashuria për muzikën më bëjnë gjithmonë të jem ‘fresh’, sidomos kur shoh fansat e mi të cilët kënaqen me atë që e bëj. Ndihem shumë mirë nga kjo”, ka thënë Genta.
http://www.youtube.com/watch?v=oEsCEo3QsKM&feature=player_embedded#!