Fshehin shkollimin
Edhe gati dy vjet pas zgjedhjes, deputetet e Kuvendit të Kosovës nuk i bëjnë publike të gjitha të dhënat e përgatitjes profesionale.
Ata që i kanë votuar, nuk e dinë se çka kanë të kryer, Adem Grabovci, Ardian Gjini, Berat Buzhala, Florin Krasniqi e shume të tjerë, pasi këto të dhëna mungojnë në CV-të e tyre në portalin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në portal, tek shumica e deputetëve mund të gjesh vetëm emrin mbiemrin dhe përkatësinë politike.
Gazeta Kosova Sot, shkruan se Adem Grabovci, nuk e ka të shënuar se as nga cili rajon i Kosovës vjen si deputet.
Në portal, nuk mund të gjesh as për të dhënat e përgatitjes së deputetit Berat Buzhala, të cilin vetëm mund ta njihni si një ish gazetarë.
E po ashtu edhe Arben Gashi nga LDK-ja, nuk ka të dhënë tjetër të shënuar, përpos emrit dhe mbiemrit.
Në mesin e deputetëve hynë edhe: Ismet Beqiri, Hashim Deshishku, Visar Ymeri, Emilja Rexhepi, Eqrem Kryeziu, Fadil Demaku, Fatmir Xhelili, Flora Brovina, Fatmir Lima, Aurora Bakalli, Bali Muharremaj, Arsim Bajrami, Burim Ramdani, Daut Hradinaj, Elmi Reçica etj./Indeksonline/