Kalo te lënda

AAK kërkon marrëveshje të re

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar se kjo parti do të kërkojë nga liderët që kanë bërë marrëveshje, që të merren vesh në mes për ta gjetur një zgjidhje nga situata e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. AAK-ja, sipas tij, qysh në fillim të arritjes së marrëveshjes për presidenten, e ka pas të qartë se marrëveshja në mes të tre liderëve ka qenë mashtrim.

“Ne do të kërkojmë që së pari të këtë marrëveshje pasi marrëveshja është bërë shkaktare e këtyre konfrontimeve dhe mënyrës së si po bartet ky proces me konfuzion. Prandaj do të duhej që liderët të ulën dhe të merren vesh dhe të këtë një harmonizimi të qëndrimeve, në mënyrë që më pas të këtë edhe qëndrim për ndryshimet kushtetuese dhe atyre për zgjedhjet”, ka thënë Isufi “Tribuna Shqiptare”.

Sidoqoftë, Isufi ka thënë se kjo parti do t’i votojë ndryshimet që kanë bërë komisioni për ndryshimet kushtetuese dhe ai për reformë zgjedhore, pavarësisht moszbatimit të marrëveshjes. Nga ana tjetër, LDK-ja ka paralajmëruar se nëse nuk zbatohet marrëveshja për presidenten, atëherë kjo parti nuk do t’i votojë ndryshime kushtetuese.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti ka thënë për gazetën se kjo parti do të vazhdojnë të insistojë në zbatimin e marrëveshjes, nëse kjo nuk ndodh, atëherë sipas tij, nuk ka nevojë që të ndodhin as ndryshimet kushtetuese./Indeksonline/