Kalo te lënda

Stafanovic: Vulini do t’ia shtrëngojë dorën Thaçit

Nuk besoj drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, nuk do t’ia shtrëngojë dorën kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Nuk besoj as në fjalët e tij se këtë nuk do ta bëjnë anëtarët e ri të qeverisë së Re të Serbisë, ka thënë ish shefi i ekipit serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanovic.

“Vulini më tha se askush nga qeveria e re nuk do të shtrëngojë duart me Hashim Thaçin. I thash se e mbaj për fjale. Por, pres që shumë shpejtë rrethanat do ta demantojnë. Sepse, kryeministri Ivica Dacic ka thënë se të gjitha marrëveshjet do të zbatohen, dhe se bisedimet do të vazhdojnë. Edhe ne si opozitë do t’i mbështesim ato”, ka thënë Stefanovic për “Vesti”. /Telegrafi/