Rinisja e dialogut, shpërfillje e vullnetit të Kuvendit
Qeveria e Kosovës rrezikon ta shkelë vullnetin e përfaqësueseve të popullit dhe ta shembë republikanizmin, nëse pranon të hyjë në dialog me Serbinë, pa u zbardhur fati i personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Këtë paralajmërim e kanë bërë përfaqësues të opozitës, duke u mbështetur në faktin se më 10 maj, shumica e deputetëve që kanë qenë të pranishëm në Kuvend, kanë votuar për kushtëzimin e dialogut teknik me zbardhjen e rasteve të të pagjeturve. Kushtëzimi, i bërë në formë rekomandimi, është mbështetur edhe nga deputetët e partive të koalicionit qeverisës. Por, pavarësisht nga kjo, shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi, në takimin e fundit që ka zhvilluar me baroneshën Ashton, të mërkurën, në Bruksel, si kusht të vetëm për rinisjen e dialogut e ka vënë zbatimin e marrëveshjeve që janë bërë gjatë shtatë raundeve të bisedimeve. Këtë e ka konfirmuar zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi.
“Kërkesa jonë është që të implementohen arritjet e deritashme apo të implementohen ato që quhen konkluzione të përbashkëta në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi, duke mos pranuar që rinisja e dialogut pa u zbardhur fati i të pagjeturve të konsiderohet si shpërfillje e vullnetit të qytetarëve.
Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”