Mërgimtarët nuk duan manifestime, kërkojnë lehtësira në kufi
Organizimet kulturore të Qeverisë së Kosovës kushtuar diasporës kosovare si duket nuk po u lënë shumë përshtypje mërgimtarëve.
Një pjesë e tyre, të mllefosur me radhët e gjata që po krijohen nëpër pikat kufitare, thonë se më mirë do të ishte që në vend të manifestimeve t’u krijohen lehtësira nëpër pika kufitare dhe t’u hiqen taksat që ata paguajnë me të hyrë në atdhe, raporton KTV.
Nga ana tjetër Xhevdet Sfarça nga Ministria e Diasporës, ka thënë se nuk mund të bëjnë asgjë për ankesat e këtyre mërgimtarëve. Sipas Sfarçës pagesa prej 41 eurove e policave të sigurisë bëhet pasi që Kosova nuk njihet nga byroja e kartonit të gjelbër.
Pa marrë parasysh këtyre shqetësimeve, Sfarça ka thënë se bashkatdhetarët që kthehen në Kosovë gjatë pushimeve kanë me çfarë të merren pasi që manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës 2012” u ofron aktivitete të ndryshme./Indeksonline/