Kalo te lënda

Kosova, kryekushti i Serbisë për anëtarësim në BE

Diplomati evropian, i cili ka insistuar në anonimitet, ka thënë se në samitin e Këshillit Evropian nga fundi i vitit, do të miratohet rekomandimi i Komisionit Evropian nga dhjetori i vitit të kaluar që SKëshilli Evropian nga fundi i këtij viti sipas të gjitha gjasave do t’ia miratojë Serbisë fillimin e bisedimeve për përafrim, por me kushte që nuk do të jenë aspak të lehta për tu përmbushur, merr vesh agjencia serbe e lajmeve Tanjug nga burimet diplomatike në Bruksel.

Diplomati evropian, i cili ka insistuar në anonimitet, ka thënë se në samitin e Këshillit Evropian nga fundi i vitit, do të miratohet rekomandimi i Komisionit Evropian nga dhjetori i vitit të kaluar që Serbisë t’i caktohet data e fillimit të bisedimeve për anëtarësim, transmeton “Koha.net”.

“Mirëpo, krahas këtij vendimi do të lidhen një sërë kushtesh që Serbia duhet t’i plotësojë për të filluar realisht bisedimet”, tha ai burim, duke shtuar se shumica e atyre kushteve kanë të bëjnë me normalizimin e raporteve me Kosovën.

Ky këshill në mars të këtij viti vërtetoi marrjen e statusit të kandidatit për Serbinë, me vërejtjen se për fillimin e negociatave do të vendoset më vonë.

Sipas këtij diplomati, kërkesat ndaj Serbisë në raport me Kosovën janë zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura deri tash në dialog me Prishtinën, pastaj arritja e marrëveshjes dhe zbatimin i saj për energjinë elektrike dhe telekomunikacionin, si dhe fillimi i dialogut politik.

Përveç kësaj Serbisë i kërkohet t’i çmontojë disa nga “strukturat paralele” që ekzistojnë në veri të Kosovës dhe të ndihmohen KFOR-i e EULEX-i për të lëvizur lirshëm edhe në veri të Ibrit.

Ky burim ka përkujtuar se skenari i fillimit të kushtëzuar të negociatave për anëtarësim do të hyjë në fuqi vetëm nëse qeveria e re serbe do të vazhdojë me reforma të brendshme dhe nëse tregon vullnet politik për të bashkëpunuar me Brukselin sa i përket Kosovës.

“Në të kundërtën, rruga e Serbisë drejt anëtarësimit do të mund të komplikohej edhe më shumë”, ka thënë ai.

Sipas këtij burimi diplomatik, në BE edhe ashtu nuk ekziston unitet i plotë përkitazi me caktimin e kushtëzuar të datës së fillimit të negociatave me Serbinë dhe se në këtë definim të kushteve fjalën kryesore e ka Gjermania.erbisë t’i caktohet data e fillimit të bisedimeve për anëtarësim, transmeton “Koha.net”.