Kalo te lënda

Gruaja e Matthew McConaughey i befason të gjithë (FOTO)

Camila Alves, gruaja e aktorit të njohur Matthew McConaughey, i ka befasuar të gjithë me një set të ri fotosh për markën e veshjeve të Macy’s- I.N.C.

Aktorja dhe modelja braziliane është imazhi i ri i kësaj marke. Por gjatë realizimit të fotove, 30 vjeçarja pati vështirësi. Ajo sapo kishte zbuluar se ishte shtatzënë për herë të tretë me aktorin. Së bashku kanë edhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Çifti është njohur në vitin 2007, ndërkohë që janë martuar vetëm një muaj më parë.

Aktori 42 vjeçar u shpreh i lumtur që po bëhet me një fëmijë të tretë.