Fillojnë lojërat Olimpike 2012
Në Londër startuan Lojërat Olimpike, të tretat që zhvillohen në Britaninë e Madhe që nga viti 1908.
Kryeqyteti i Britanisë së Madhe për rreth 2 orë ofroi një spektakël të madh për miliona teleshikues në të gjithë botën duke risjellë historinë e një shekulli.
Me mijëra sportistë janë gati për të nisur garat, ndërsa liderë të vendeve pjesëmarrëse në këtë Olimpiadë po ndjekin nga afër ceremoninë.
Hapja përfshinte koreografinë e saj historinë e Britanisë duke nisur nga epoka e industrializmit deri në ditët e sotme.
Një rol të veçantë pati edhe komediani i njohur Rowan Atkinson ose i njohur ndryshe si Mr.Bean, i cili nuk ka la pa shkatuar të qeshura tek shikuesit.
Aktori i njohur britanik Daniel Craig që së fundmi ka luajtur agjentin sekret më të famshëm në Botë, James Bond ishte i pranishëm gjithashtu. E vecanta e rolit të tij kishte pjesmarrjen aq shumë të pritur të Mbretëreshës së Anglisë, Elizabeta II, e cila simuloi edhe një hedhje nga helikoperi së bashku me aktorin, teksa pak caste më pas u pa në tribunën kryesore se bashku me bashkëshortin e saj Princin Filip.
Muzika ndër vite kishte një vend të vecantë e shoqeruar së bashku me dritat e shumta që pëfshinë stadiumin olimpik të Londrës, pa lënë mënjanë fishekzjarret dhe efeketet e ndricimit që lanë të mahnitur të pranshmit në shfaqje, por jo vetëm, dhe teleshikuesit që e ndoqën në kohë reale evenimentin më të madh sportiv në botë.
Parakalimi i delegacioneve pjesëmarrëse ishte gjithashtu nje nder pjeset kryesore te hapjes teksa filluan te prezantoheshin me një xhiro rreth pisës së stadiumit.
Delegacioni ynë parakaloi i treti në radhë, me peshëngritësen, Romela Bega që mbante edhe Flamurin Kombëtar.
Lojrat filluan ne menyren me te mire te mundshme, ndërsa Londra e dha sinjalin e saj te pare qe do te jete nje Olimipadë e paharrueshme.