Kalo te lënda

Ambasador po, rrogë jo

Jo pak zhurmë bëhet në Kosovë sa herë që ka emërime të ambasadorëve të rinj. Kryesisht ka ankesa për vendime politike, nëse një kandidat vërtet  e meriton të bëhet ambasador apo emërimi bëhet vetëm për arsyeje të aftësisë me udhëheqësit e shtetit.

Sidomos ata që janë emëruar se voni kanë nxitur debat shumë të nxehtë në Kosovë, pasi në mesin e tyre ka edhe ish-ministra apo persona të afërt me bizneset e politikanëve.

Mirëpo, këta ambasadorë sipas burimeve të gazetës Zëri, në Qeverinë e Kosovës, ka te muaj që nuk kanë marrë rroga. Ky informacion jozyrtarë është konfirmuar edhe nga zyrtarë të lartë të qeverisë, por që nuk kanë pranuar të flasin publikisht. /Indeksonline/