Kalo te lënda

Samarxhiq: Serbia nuk mund të hyjë ne BE, nëse nuk e pranon Kosovën

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Serbisë, Slobodan Samarxhiq: ka thënë se Serbia nuk mund të hyjë në BE, nëse nuk njeh Kosovën.

”Ju nuk mund të hyni në BE, nuk mund t’i filloni as bisedimet e pranimit në BE, nëse nuk e pranoni Kosovën. Duhet të përcaktoheni për njërën. Nuk mund të zhvilloni marrëdhënie të mira fqinjësore krahas, siç keni thënë, respektimit të sovranitetit, sepse shumica e këtyre vendeve e njohin Kosovën”, tha ai në një debat parlamentar./rtk/