Kalo te lënda

Rita vjen me albumin e parë “O.R.A”

Rita Ora është në pritje të publikimit të albumit të saj të parë, të titulluar “O.R.A.”, që pritet të hidhet në treg gjatë muajit shtator

Në kuadër të promovimit, Rita shfaqet në ballinën e revistës ASSOS, edicionin e muajit shtator.

Këngëtarja 21 vjeçare është paraqitur me shumë stil në një seri të fotografive, ndërsa ka folur edhe për modën, muzikën dhe familjen.

“Për mua, moda është art. Më pëlqen mënyra se si veshjet mund të ndryshojnë mënyrën se si ndihemi.

Do të doja të isha si Kanye, versioni femëror. Ai është ikonë e modës për mua. Ai nuk më beson! “, ka rrëfyer Rita për ASSOS.

Këngëtarja nga Kosova, aktualisht është ndër me të komentuarat për stilin e saj të veshjes. Lajmonline