Kalo te lënda

Porosia e Adrianës

Adriana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative për veriun, ka thënë se qytetarët e asaj pjese e kanë kuptuar se kjo zyrë është adresa e vetme për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Ajo në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se ata nuk kanë të ardhme as në Serbi, as në Mal të Zi e as në Maqedoni, por në veri të Mitrovicës, duke bërë me dije se ka interesim të madh të serbëve për pajisje me dokumente të shtetit të Kosovës.

Hoxhiq ka shprehur optimizëm se zyra të cilën e udhëheq do të mund të krijojë kushte për një jetë më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në veri të Kosovës. /Telegrafi/