Kalo te lënda

Policia ndalon tre persona, kishin zënë pritë në rrugë për të grabitur automjetet

Kishim kujtuar se i kishim lënë pas maskat që grabisin në rrugë, por po na rikthehen sërish. Pak ditë pasi disa persona terrorizuan pasagjerët në aksin Milot- Burrel, Policia e Tepelenës bën me dije se ka ndaluar tre persona që kishin planifikuar grabitjen e pasagjerëve dhe automjeteve.

Në orët e para të mëngjesit janë arrestuar në flagrancë Erson Kadilli, Ardi Dushi dhe Arton Lakaj, të cilët ishin vendosur me mjetin e tyre në segmentin Luzat-Tepelene.

Pasi janë ndaluar nga policia, në makinën e tyre është gjetur një automatik, një pistoletë shenjëdhënëse, 40 fishekë dhe dy doreza plastike. Tre grabitësit janë shoqëruar në komisariat, ndërsa mësohet se ata kishin planifikuar të kryenin vjedhjen e automjeteve dhe pasagjerëve nën kërcënimin e armëve.