Hefnerit nuk i pengon që femrat e shfrytëzojnë
Hugh Hefner thotë se atij nuk i pengon që femrat e shfrytëzojnë atë për t’u bërë të famshme.
Krijuesi i revistës për meshkuj Playboy, tash 86-vjeçar, i cili është ribashkuar me Crystal Harris një vit pasi i dha fund fejesës vetëm disa ditë para se të martoheshin, thotë se ai nuk do të ishte “i ofenduar” nëse femrat dalin me të për të ndërtuar karrierat e tyre.
“Nuk do të isha i ofenduar në asnjë rast. Është realitet se femrat më shfrytëzojnë mua të bëhen të famshme dhe do të ishte e tmerrshme të sillem si i verbër ndaj kësaj”.
“Dhe nëse ata më përdorin mua për seks, po ashtu është një kompliment i madh për moshën time”, ka thënë Hefner.