Kalo te lënda

BBC i kërkon ndjesë Rihanës

 BBC ka kërkuar ndjesë lidhur me një postim ofendues të bërë në rrjetin social Twitter, ku në një forme përkrahej dhuna ndaj femrës, veçanërisht ndaj këngëtares Rihana. 

Një fjali u postua në faqen e BBC Suffolk, lidhur me Rihanën dhe Kris Broun, ku përkraheshin veprimet e dhunshme të ish të dashurit të këngëtares, i cili brutalisht e sulmoi atë, tre vite më parë. 

Postimi i pazakontë, që iu përcoll afro 5.000 përcjellësve në Twitter të mërkuren mbrëma, shënonte: “Sa më të çuditshme që po bëhen tatuazhet e Rihanës, aq më pak po e fajësojmë Kris Brounin”. 

Ish i dashuri Broun, e kishte sulmuar fizikisht këngëtaren në vitin 2009, para ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve muzikore Grammy. 

Transmetuesi publik menjëherë ka reagur, duke kërkuar ndjesë për postimin ofendues, për të cilën më pas, zyrtarisht fajësuan hakerët që kanë keqpërdorur llogarinë zyrtare të BBC-së.