BB: Shqipëria me emigracionin më të lartë, me mbi 45%
Shqipëria është vendi me emigracion më të lartë nga vendet e rajonit të Ballkanit. Sipas raportit të Bankës Botërore për vitin 2010, ajo është radhitur me shifër të lartë të emigracionit, duke qenë 45.4 për qind e popullsisë në emigracion. Pas saj radhitet Bosnjë- Hercegovina me 38.9 për qind.
Gjithashtu edhe Maqedonia radhiten në vendet që kanë shkallën e lartë të emigracionit dhe qytetarëve që braktisin vendin. Sipas një raporti të Bankës Botërore, Maqedonia është përfshirë në vendin e 23 në listën e përbërë prej 25 vendeve, ku thuhet se ky vend ka numër të madh të qytetarëve që kanë ikur në emigracion.