Van Persie futet në listën e Arsenalit
Emri i Van Persiet është përfshirë së bashku me bashklotjarët tjerë në listën e ekipit zyrtar të Arsenalit për sezonin që vjen.
Holandezi së fundi deklaroi se nuk do ta nënshkruajë vazhdimin e kontratës që përfundon në fund të sezonit që vjen dhe është lidhur me një largim nga klubi këtë verë.
Megjithatë, Wenger deklaroi së fundi se dëshiron ta mbajë Van Persien, edhe pse rrezikon që ai të largohet pa i sjellë përfitime ekipit sezonin e ardhshëm, dhe e ka futur atë në listë.
28-vjeçarit i është caktuar numri i tij i zakonshëm, 10, edhe pse pritet që nëse ai largohet ky numër të jetë i lirë për Lukas Podolskin, të cilit ende nuk i është caktuar numër. Nënshkrimi tjetër i ri i Arsenalit, Olivier Giroud, do të mbajë numrin 12./yllpress