Kalo te lënda

Ja stafi i ri i Nishanit. Princi Leka, këshilltar politik

Presidenti Bujar Nishani ka kompletuar në ditën e parë të punës stafin e ngushtë politik, me të cilin do të punojë për pesë vite.

Sekretar i Përgjithshëm do jetë Bardh Spahia. Shef kabineti do jetë Florjan Nuri. Amik Kasoruho do jetë këshilltar për kulturën. Shaqir Hasani, Arben Idrizi dhe Ilia Olldashi do jenë këshilltarë ligjorë të presidentit. Besnik Konçi do jetë këshilltar diplomatik. Kurse Princi Leka do jetë këshilltar politik i Nishanit. Në postin e zëdhënëses së presidentit është caktuar Irma Toptani.