India padit Katy Perry për “sjellje të pahijshme”
Këngëtarja Katy Perry, mund të ndiqet penalisht në Indi, për shkak të vallëzimit “të shthurur” gjatë performancës në muajin prill, në ceremoninë e hapjes së Premier League të Indisë në kriket. Lajmi bëhet i ditur nga The Sun.
Siç pohon një avokat indian në padinë e tij, këngëtarja dhe atleti australian, Doug Bollinger, kanë bërë një vallëzim të pahijshëm dhe të “turpshëm” me rastin e hapjes së Premier Leagues indiane në kriket.
Avokati shton se ata kanë ofenduar qytetarët e Indisë me vallëzimin e tyre. Katy dhe Doug ende nuk janë akuzuar zyrtarisht, padia pritet të bëhet më 31 korrik të këtij viti.