EULEX-i me raport për krimet politike, provat janë mbledhur
Edhe pse ishte planifikuar që në çështjen penale të njohur si “Bllaca 2“ të rrëfehet Naim Miftari i vetëshpallur agjent i SHIK-ut, në gjë e tillë nuk ka ndodhur. Dëshmitari i prokurorisë, pritet që të enjten të japi dëshminë e tij. Edhe më parë ishe paraparë të dëshmojë, por për arsye të panjohura nuk është lejuar të rrëfehet deri tash. Edhe pse ishte paraparë që seanca gjyqësore të nisë në orën 10.00 në sallën e Gjykatës Supreme të Kosovës, ajo ka nisur me mbi gjysmë ore vonesë, por jo si seancë zyrtare. Seanca nuk u mbajt për shkak të mungesës së anëtarit të Trupit Gjykues gjyqtarit vendës. Pos këtij gjyqtari në seancë nuk ishte sjellur as i pandehuri Driton Hajdari, por mungonte edhe avokati i tij mbrojtës. Kryetari i Trupit Gjykues Tore Tomanson, tha se Trupi Gjykues nuk është komplet, ku po mungon gjyqtari vendës dhe për këtë arsye nuk do të vazhdojë seanca gjyqësore zyrtarisht.