Kalo te lënda

Dacic thotë se marrëveshjet me Prishtinën do të zbatohen

Në seancën e Parlamentit të Serbisë, në agjendën e së cilës është zgjedhja e qeverisë së re, mandatari Ivica Dacic, ka deklaruar se dëshiron që serbët të ndërtojnë një vizion integral të së ardhmes, dhe një qeveri të orientuar kah e ardhmja dhe jo e kaluara.

Dacic, gjatë prezantimit të programit të tij, ka thënë se Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, porse “është e nevojshme” që të zbatohet çdo marrëveshje e arritur në dialog me Prishtinën.

“Qeveria e Serbisë do normalizimin e jetës së të gjithë qytetarëve në territorin e Kosovës. Është e nevojshme që të zbatohen të gjitha ato, për të cilat është rënë dakord në dialogun teknik me Prishtinën, si dhe të vazhdojë dialogu në nivel politik, me pjesëmarrjen e zyrtarëve më të lartë shtetërorë”, ka thënë Dacic, dhuke shtuar se “çështja e Kosovës do të zgjidhet me mjete paqësore, duke respektuar zgjidhjet demokratike”. /Telegrafi/