‘Çmendën’ pleqtë duke u martuar
Edhe pse mbi moshën 50-vjeçare, në Kosovë në vitin 2011 janë shkurorëzuar 90 burra dhe afro 100 gra, totali i meshkujve të martuar mbi 50 vjeç është 635 burra, kurse gra janë përgjysmë, 315. Në total, në vitin 2011 janë kurorëzuar 17 mijё e 343, kurse janë shkurorëzuar 1469 çifte-bashkëshortё
Ndoshta ata mund të mos jenë plotësisht në gjendje të kryejnë aktivitete fizike, por kur vjen puna tek marrëdhëniet në çift, pleqtë në Kosovë siç duket janë mjaft aktivë për t’u martuar apo divorcuar.
Kështu të paktën flasin edhe statistikat e nxjerra së fundmi nga Enti i Statistikave të Kosovës, për martesat dhe shkurorëzimet gjatë vitit 2011 në Kosovë. Perioda e fundit e jetës, mosha e pleqërisë, e cila thuhet se fillon nga vitet e 50-ta dhe karakterizohet me personalitet të qëndrueshëm, në Kosovë në vitin 2011, pas kësaj moshe janë shkurorëzuar 90 burra dhe rreth 100 gra.
Veç mbi moshën 70-vjeçare numri i grave që kanë kërkuar divorc, e që e kanë marrë atë është 10, kurse numri i burrave është 4. Mosha 50-vjeçare numëron 14 gra të shkurorëzuara e 15 burra. Por, kjo moshë ka edhe bukurinё e saj. Totali i meshkujve të martuar mbi 50 vjeç është 635, kurse gra janë përgjysmë, 315.
Derisa në moshën 72-vjeçare nuk është martuar as një grua, burra janë martuar 6. Si duket vetmia mjaft e theksuar ndihet edhe gjatë moshës 65 vjeçe, ngase në këtë moshë janë martuar 20 burra e 16 gra, veç një vit më vonë, në moshën 66-vjeçare janë martuar 5 burra e asnjë grua. Mbi moshën 75-vjeçare në Kosovë janë martuar 28 burra, kurse gra janë 10. Është interesant se numri i të martuarve femra në moshen74-vjeçare është veç 1, kurse burra 3.
Enti të Statistikave të Kosovës ka publikuar një boletin, mbi kurorëzimet dhe një tjetër për shkurorëzimet. Buletinet përmbajnё informatat në lidhje me kurorëzimet dhe shkurorëzimet që kanë ngjarë gjatë vitit 2011, të prezantuara në formë tabelore, në shkallë vendi dhe nëpër komuna, sipas veçorive kryesore si: mosha, gjinia, përkatësia kombëtare, përgatitja shkollore, numri i fëmijëve të lindur në këtë martesë, ndarja e fëmijëve etj. Sipas statistikave të ESK-së, në vitin 2011 në Kosovë janë regjistruar 17343 kurorëzime.
Mosha mesatare e të martuarve është 29 vjeç. E meshkujve është 32, ndërsa mosha mesatare e femrave 27, 9 vjeç. Komuna e Prizrenit zë vendin e parë në Kosovë me 1400 kurorëzime apo 8.0 për qind, pastaj vjen Prishtina 1350 apo 7.8. Podujeva me 1144 6,6 për qind etj.
Meshkujt beqarё kurorëzohen 89, 48 për qind, ndërsa femrat beqare 95.6 për qind. Sipas përgatitjes shkollore te meshkujt dominon shkolla e mesme me 71, 8 për qind gjithashtu edhe te femrat e kurorëzuara dominon shkolla e mesme me 61,9 për qind. Kurse, po në vitin 2011, gjithsej janë shkurorëzuar 1469 çifte-bashkëshortё.
81 për qind e të shkurorëzuarve janë me përkatësi etnike shqiptarë. Sipas kohëzgjatjes së martesës, viti i parë i martesës dominon me 8 për qind, viti i dytë me 14 për qind, viti i tretë me 10 për qind të shkurorëzuarve etj. Shkurorëzimet sipas Grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 25-29 vjeç me 352 shkurorëzime apo 24 për qind, kurse te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeç me 354 apo 24 për qind. Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe të meshkujt, shkolla e mesme 1140 apo 77 për qind, gjegjësisht 1110 për qind apo 75 për qind, e të shkurorëzuarve nuk kanë fëmijë.
Dominojnë çiftet me një fëmijë 15 për qind, me 3 për qind etj. Kurse, të pa martuar më parë, në Kosove janë martuar 15576 meshkuj, kurse femra 16586. Burra të ve janë martuar 220 me gra të martuara më parë ose beqare. Kurse numri i grave të veja të martuara është më i vogёl, 63 sosh.