Kalo te lënda

Pacolli kërkon njohje nga shteti që na ka njohur

Qeveria jonë përveç që nuk e di numrin e saktë të shteteve që na kanë njohur, ajo, sipas kosovainfo, kërkon njohje edhe nga shtetet që tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.

Kështu, përderisa zëvendëskryeministri Pacolli në Paris takoi përfaqësuesit e shteteve të Amerikës Jugore si të Perusë, Argjentinës, Bolivisë, Paraguait dhe Uruguait, si duket ka harruar se në mesin e këtyre shteteve është shteti i Perusë, i cili i gjashtëmbëdhjeti me radhë e ka njohur Republikën e Kosovës më 22 shkurt 2008.

Pacolli ndodhej në Paris me misionin e tij për të lobuar për njohjet e shtetit të Kosovës me ato shtete që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë./Indeksonline/