Kapet me kanabis 79 vjeçarja nga Vlora
Një e moshuar 79 vjeçare me banim në fshatin Vajzë të Vlorës u bllokua me 73 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se e moshuara u identifikua si Miserdhe Caushaj ku gjatë kontrollit në tokën në pronësi të saj u gjet lënda narkotike e cila u asgjësua, raporton noa.
Menjëherë ndaj 79 vjeçares Caushaj nisi procedimi penal, ndërsa vijojnë hetimet për bashkëpunëtorë të mundshëm të saj, të cilët mendohen të jenë të afërm.