Kalo te lënda

Gjermani, synetia konsiderohet vepër penale

Grupet hebraike dhe myslimane kanë protestuar të mërkurën pasi që një gjykatë në Gjermani ndaloi synetinë e djemve të vegjël për shkaqe fetare, duke marrë për herë të parë një vendim të tillë në këtë vend.

Gjykata në Koln mori vendimin pas një rasti, kur akuzohej një mjek, i cili kishte kryer synetinë te një djalë katër vjeç, por, pacienti më pas ishte dashur të mjekohet për shkak të gjakderdhjes pas ndërhyrjes, raporton Rel.

Gjykata vendosi se syneti i fëmijëve për arsye fetare duhet të trajtohet si shkaktim i plagëve të rënda trupore dhe se si i tillë mund të jetë vepër penale. /Telegrafi/