Zbulon se cilët meshkuj e çmendin
Ylli i filmit Christina Hendriks, më në fund ka zbuluar se çfarë konsideron tërheqëse te meshkujt. Flokëkuqja seksi është njëra nga ato aktore që është posaçërisht krenare me format e saj trupore, ndërsa gjithashtu shumë femra ia kanë lakmi.
Dhe gjatë një interviste të fundit, ajo ka zbuluar se i konsideron seksi ata meshkuj që pinë Scotch Whisky. Kjo për të është shumë burrërore, por gjithashtu i pëlqen edhe meshkujt dominues dhe me vetëbesim.
“Është shumë seksi kur një mashkull e di se çfarë do dhe kur e keni ndjesinë se ai iu ofron siguri dhe mbrojtje”, thotë ajo. Aktorja është përgjigjur edhe në pyetjen e shpeshtë se si ndjehet kur meshkujt vazhdimisht i vështrojnë gjinjtë e saj.
“Tashmë jam mësuar me këtë dhe nuk mund të bëj asgjë tjetër, përveç që t’ju them atyre që të shikojnë. Kurrë nuk do të duroj urie që të jam një aktore thatanike. E dua trupin tim kështu si është dhe ndjehem këndshëm me të”, është shprehur ajo në fund.






