Zbogar informohet për Projektligjin për pensionet
Ministri i i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic ka pritur sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zbogar.
Gjatë takimit Rasic e ka njoftuar Zboogarin rreth Projektligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, ku ka përmendur se ky projektligj tanimë është i gatshëm teknikisht, në të cilën janë bërë të gjitha konsultimet përfundimtare me faktorët ndërkombëtar dhe ndërhyrjet e mundshme që kanë qenë kërkesë e pensionistëve, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPMS.
Ky projektligj tashmë është proceduar në qeveri dhe shpejt do të paraqitet në kuvend për miratim.
Në cilësinë e të dërguarit special të BE-së në Kosovë, Zbogar ka theksuar se detyra e Unionit Evropian është t’i ndihmohet Kosovës dhe të ketë një të ardhme me perspektiv evropiane duke i përmbushur kështu të gjitha kriteret demokratike të nevojshme për procesin e integrimeve evropiane. /Telegrafi/